Bajqinovci: Beteja e Koshares, ka hyrë në pjesën më të lavdishme të historisë së Kosovës dhe UÇK-së

Aktuale

Bajqinovci: Beteja e Koshares, ka hyrë në pjesën më të lavdishme të historisë së Kosovës dhe UÇK-së

Nga: D.RR Më: 9 prill 2020 Në ora: 20:40
Agim Ramadani

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kujtuar përvjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptar më 9 prill 1999, për të cilin thotë se i dha përgjigjen vendimtare shtetit serb dhe ushtrisë pushtuese të tij.

Bajqinovci e cilëson betejën e Koshares si ndër më të famshmet e më të lavdishme të historisë së luftës së UÇK'së.

Postimi i plotë:

Beteja e lavdishme e Koshares

Sot, bëhen 21 vjet nga thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Thyerja e kufirit shqiptaro – shqiptar me 9 prill 1999 i dha përgjigjen vendimtare shtetit serb dhe ushtrisë pushtuese të tij.
Ky aksion ishte sinjal edhe për gjithë botën, se populli shqiptar i Kosovës, po kërkonte të drejtën e vet për të qenë i lirë në tokën e vet.
Beteja e Koshares, ka hyrë në pjesën më të lavdishme të historisë së Kosovës.

Ajo është ndër betejat më të famshme e më të lavdishme të historisë së luftës së UÇK'së. Do të shkruhet e kujtohet se si bashkimi i të gjitha forcave të kombit tonë formëson forcë të pamposhtshme nga armiku. Do të shkruhet e kujtohet se forca jonë kalon nga vlerësimi e mbështetja mbi dijet profesionale dhe jo nga volluntarizmi karrierist e tribal.

Lavdi të rënëve të betejës!
Mirënjohje e përjetshme, ushtarëve dhe oficerëve të kësaj brigade të lavdishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat