Bushati: Mesazhet nga Kurti e Osmani, inkurajuese për të gjithë shqiptarët

Aktuale

Bushati: Mesazhet nga Kurti e Osmani, inkurajuese për të gjithë shqiptarët

Më: 9 prill 2020 Në ora: 20:44
Ditmir Bushati

Zgjedhjet e gjashtë tetorit në Kosovë ishin një leksion demokracie për vendet rajonit, sipas ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Mendoj që 6 tetori ishte një demonstrim i bukur i vullnetit të zgjedhësve në Kosovë dhe fushata zgjedhore, mënyra se është administruar procesi zgjedhor ishte mendoj një leksion demokracie edhe për vendet e tjera të rajonit”, ka thënë Bushati.

Ai ka theksuar se fryma pozitive e Kurtit dhe Osmanit ishte inkurajuese për të gjithë shqiptarët.

“Fryma pozitive që përçoi dyshja Albin-Vjosa dhe mesazhet që i përcillnin përgjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës zgjedhore natyrisht që kanë inkurajuar shumë shqiptarë pavarësisht se ku jetojnë ata”, ka thënë Bushati.

Ai thotë se në këtë kohë pandemie secili vend ka nevojë për situatë politike të qetë.

“Në situatën me të cilën po përballet bota, pandemia është çështja e vetme për të cilën diskutohet. Çdo vend që përballet me një krizë të tillë ka nevojë për situatë politike të qetë dhe pandemia pothuajse në çdo vend e ka pezulluar politikën nga ajo që na jemi mësuar ta shohim deri më sot”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat