​Kurti: Të bashkohemi kundër COVID-19 dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje

Aktuale

​Kurti: Të bashkohemi kundër COVID-19 dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje

Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:04
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se do t’i kthejë përgjigje presidentin Thaçi për mandatarit, por që nuk e ka prioritet.

Ai tha se prioritet në këtë kohë është lufta kundër koronavirusit, gjë për të cilën kërkoi bashkim të gjitha partive politike.

Ndërsa shton se me të kaluar COVID-19 vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nuk do ta lemë presidentin pa përgjigje, por nuk do të ngutemi. Kemi prioritet mbi prioritetin luftimin e pandemisë COVID-19. Mendoj se zgjidhja më e mirë është që ne të bëhemi të gjithë bashkë në kohën e pandemisë dhe në momentin që të kalojë kjo pandemi të shkojmë në zgjedhje. Është për të ardhur keq që presidenti tashmë ka shpallur planin për një qeveri të re duke na ftuar ne si parti politike rend që mendoj se është shkelje e Kushtetutës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat