Kurti paralajmëron masa më rigoroze kundër COVID-19 pas 13 prillit

Aktuale

Kurti paralajmëron masa më rigoroze kundër COVID-19 pas 13 prillit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:13
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se prej mesit të muajit prill, masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend do të jenë më rigoroze.

“Masat e kufizimit pas 13 prillit do të vazhdojnë e do të jenë edhe më rigoroze”, ka deklaruar ai.

“Është e domosdoshme të kufizojmë lirinë e lëvizjes nëse nuk duam të përfundojmë në situate ku kollapsojmë”, ka thënë Kurti.

“Kaluan dy javë që na rrëzuan Qeverinë e tash jemi qeveri në detyrë. Jemi në një situatë ku asnjëri prej nesh nuk ka përvojë. Gjykata Kushtetuese na ka kontestuar në procedurë jo në përmbajtje”, është shprehur Kurti.

Kryeministri në detyrë ka folur edhe për situatën në veriun e vendit.

“A jemi plotësisht në dijeni, nuk jemi plotësisht në dijeni, por s’do mend se në veri të Ibrit, Serbia është e pranishme, është një situatë që e kemi trashëguar por s’e bëjmë dot menjëherë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat