​Abdixhiku: Sot do të merret ky vendim i rëndësishëm

Aktuale

​Abdixhiku: Sot do të merret ky vendim i rëndësishëm

Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:38
Lumir Abdixhiku

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se sot gjatë ditës do të merret vendim për ndalimin e ndërtimeve në burimet ujore.

Ai në një vizitë bashkë me ministra tjerë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në komunën e Ferizajt, u zotua se Qeveria nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licencë për asnjë hidrocentral.

Abdixhiku: Sot do të merret vendim për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore

"Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë asnjë licencë në asnjë periudhë pa dhënë një shqyrtim ligjor. Gjithsesi në këtë fazë kemi një masë për të parandaluar të gjitha ndërtimet në burimet e ujit. Meqë uji është esencial për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe luftimin e pandemisë. Besoj që brenda ditës së sotme do të marrim vendim edhe me institucionet tjera të qeverisë për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore", ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat