Ministri Bislimi jep lajmin e mirë që vjen nga Washingtoni

Aktuale

Ministri Bislimi jep lajmin e mirë që vjen nga Washingtoni

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:14
Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milionë uro.

Ai ka thënë se aprovimi i këtij financimi është mundësuar pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19.

Bislimi ka vlerësuar lartë mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv.

Postimi i Bislimit në Facebook:

Nje lajm i mire nga Washingtoni

Sot, me date 10 Prill, 2020 Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) aprovoi financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milion EUR. Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19.

Ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv. Në ditët dhe javët në vijim, presim edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit tonë për gjetjen e burimeve shtesë të financimit, pas boshllëkut buxhetor, të krijuar nga ngjarjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat