Pas raportimit nga “Bota sot”, gjendet vetura e vjedhur – ja fjalët e pronarit

Aktuale

Pas raportimit nga “Bota sot”, gjendet vetura e vjedhur – ja fjalët e pronarit

Nga: N. H Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:44
Kjo është vetura - Volkswagen

Vetura e vjedhur javë më parë, e për të cilën ka raportuar gazeta “Bota sot”, më në fund është gjetur nga pronari, raporton “Bota sot”.

Pronari i rentit Rent a Car Plus, Patriot Ismajli, ka treguar për gazetën “Bota sot” se vetura e tij është gjetur në Shqipëri, gjersa ka falënderuar të gjithë për mundin.

“Ju falënderojë të gjithëve që u munduat në lidhje me veturën. Atë e gjeta ne Fush kruj në Shqipëri dhe e kam tash tek personi im. Me respekt të veçantë ju falënderoj nga zemra secilit prej jush që u munduat”, thotë Ismajli.

Kujtojmë se vetura e tipit Volkswagen që nga data 7 mars nuk po mund të gjendej nga pronari i saj, i cili e kishte lëshuar me qera dhe personi që e kishte marrë nuk e kishte kthyer prapë tek ai.

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat