Vela e quan hipokrizi kriminale veprimin e Lushtakut

Aktuale

Vela e quan hipokrizi kriminale veprimin e Lushtakut

Nga: A.Zh Më: 11 prill 2020 Në ora: 17:52
Foto nga Facebook-u i Sami Lushtakut

Edhe analisti Blerim Vela, ka reaguar pasi PDK-ja në Skenderaj ka ndarë pako ushqimore dhe higjienike me logo të kësaj partie.

Vela ka thënë se sikur PDK-ja të qeveriste mirë gjatë 13 viteve në pushtet, nuk do të kishte njerëz në nevojë, përcjell Bota sot.

Ai këtë veprim të kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtakut, e ka quajtur “hipokrizi kriminale”.

Postimi i Velës në Facebook:

“Lëmosha” e PDK

Çdo ditë të vitit vjedhin, ndërsa një ditë ju ofrojnë ndihma ca njerëzve në nevojë. Sikur PDK të qeveriste mirë gjatë 13 viteve, njerëz në nevojë nuk do të duhej të kishte. Hipokrizi kriminale... #Koronakracia #PANdemia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat