Milaim Zeka ‘zbulon’ një skandal të Glauk Konjufcës

Aktuale

Milaim Zeka ‘zbulon’ një skandal të Glauk Konjufcës

Nga: N.Sh Më: 13 prill 2020 Në ora: 10:28
Glauk Konjufca dhe Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook flet për një ‘skandal’ të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në detyrë, Glauk Konjufcës.

Zeka shkruan se, Glauk Konjufcës sikur nuk i mjaftojnë skandalet në MPJ, ai po del edhe në studio televizive në kundërshtim me postin që e bartë.

Zeka thotë se Konjufca po kërcënon drejtorët e ndërmarrjeve publike ‘se do të ua shkatërroj karrierën politike’.

Kryetari i Partisë Euroatlantike, ka folur edhe për Albert Prenkaj, drejtor politik në MPJ, që sipas tij është i përfshirë në shumë skandale diplomatike dhe është nënshkrues i një marrëveshje me një shoqatë gjermaen që përbën vepër penale.

Zeka ka publikuar edhe një kërkesë të tij dërguar Konjufcës jashtë orarit të punës.

Më poshtë shkrimi i Zekës:

Skandalet ne MPJ dhe ato te Glaukit

Sikur nuk i mjaftojne skandalet ne MPJ, ministri Konjufca, po ky del edhe neper studio televizive, ne kundershtim flagrant me postin qe barte, ketcenon drejtor te ndermarrjeve publike “se do u shkaterroje karrieren politike.

Albert Prenkaj, Drejtor Politik ne MPJ, njeri i perfshire ne shume skandale diplomatike, si dhe te pakten nenshkrues i nje marreveshje me nje shoqate gjermane qe perbene veper penale, merreni me mend, jashte orarit te rregullte te punes, ora 19.53 minuta, i drejton nje leter ministrit te tije, me nje kerkese absurde. Kjo kerkese, e dates 19.02.2020, i plotesohet vetem du dite me vone, me daten 21.02.2020.

Krejte keto privilegje po ia krijon Glauk Konjufca, duke e konsideruar Albert Prenajn sikur nje kundershtar te madh te PAN-it. Keta jane ata minjte e pushteteve, qe kur e shohin se po shembet qeveria, marrin anen e fituesit!

Shikoni ne vazhdim letren e Albertit, pastaj vendimin e ministrit.

Ministër i nderuar,

Albert Prenkaj

Ëed 19/02/2020 19:53

‪To:

Glauk.Konjufca;

Sabri Kiçmari;

‪Kreshnik Ahmeti;

‪...

‪Ministër i nderuar,

‪Meqenëse Keyeministri ka vendosur që Sekretarin e Përgjithshëm i MPJ-së ta dërgoj në listën e tepricës teknologjike, edhe përkundër respektit dhe konsideratës për rëndësinë e secilit dikaster shtetërorë, MPJ është dikaster tejet i rëndësishëm shtetërorë, me rol përfaqësues, përzgjedhja e Sekretarit të Pergjithshëm duhet medoemos të vie nga diplomat kariere me gradën më të lartë diplomatike.

‪Që nga themelimi i MPJ-së nuk është kuptuar asnjeherë mirëfilli roli dhe rëndësia e këtij dikasteri. Gjithmonë dhe në vazhdimësi, janë emëruar persona jo-kompetent, të jashtëm, të cilët asnjëherë nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë kuptuar MPJ-në dhe Shërbimin e Jashtëm.

‪Duke pasur parasyshë të lartshtruarat, propozoj që për emërim të Sekretarit të Përgjithshëm të merret parasyshë diplomat kariere me gradën më të lartë diplomatike dhe që ka qenë shef misioni.

‪Një emërim nga radhët e diplomatëve të karieres është në përputhje me të gjitha praktikat diplomatike të vendeve demokratike. Një përzgjedhje e tillë do ti shërbei menaxhimit të mirëfillët dhe të kuptuarit e drejtë të menaxhimit të Shërbimit të Jashtëm.

‪Me shpresë se ky pledim do të merret në konsideratë.

‪Me respekt,

‪Albert Prenka

‪DP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat