Çun Lajçi: More të çmendur! Kujt i duhet seanca nesër ju që u batë si hienat edhe tash si n’kohë lufte

Aktuale

Çun Lajçi: More të çmendur! Kujt i duhet seanca nesër ju që u batë si hienat edhe tash si n’kohë lufte

Nga: A.Zh Më: 13 prill 2020 Në ora: 13:27
Çun Lajçi

Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, për pakon emergjente e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Mbajtja e seancës është kundërshtuar nga anëtarë të shoqërisë civile. Atë po e kundërshton edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se seanca në kohën kur bota po lufton kundër Koronavirusit, “iu duhet vetëm të çmendurve dhe tërpianave për pozita”.

Postimi i aktorit në Facebook:

More t'çmendun

Kujt i duhet seanca nesër

Për njat Zot, që tjetër s’ka, n’daçit m’shajni, n’daçit m’vrajni

n’daçit m’thoni plak matuf, n’daçit trim a bir kurve

si të doni, zgjidhni shamjet që iu pëlqejnë

e marronje ftyrën time e nderin tuej

ose thirrni mendjës së shnoshë

Ju që plasët për séanca

kur nji botë po lufton

popullin vdekjës me shpëtua

Hej

ju vraftë fati im

mjerimi i popullit nëpër bira

ju që u batë si hijenat edhe tash si n'kohë lufte

me shfrytëzua smundjen tonë

më ba kuvende e me hangër njeni tjetrin

Po

Kujt i duhet SEANCA nesër

pos të çmendunit e terpianit për pozita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat