​Kosova pranon mantele kirurgjike nga UNICEF

Aktuale

​Kosova pranon mantele kirurgjike nga UNICEF

Më: 13 prill 2020 Në ora: 14:03
UNICEF

Në Kosovë ka arritur dërgesa e dytë e UNICF-it me furnizime vitale për të mbështetur reagimin ndaj Covid-19. Kosova u ndihmua me 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse ku përfshihen 8 mijë e 900 mantele kirurgjike për punëtorët shëndetësorë të siguruar nga Zyra e UNICEF në Kosovë me fonde të Zyrës së Luksenburgut.

Zyra e UNICEF-it, përmes një komunikate, thotë se dërgesa me furnizime vitale arrin në Kosovë edhe përkundër sfidave.

“Sot, ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime e UNICEF-it përfshirë 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse (8,900 mantele kirurgjike) për ta mbështetur reagimin e sistemeve shëndetësore ndaj pandemisë së koronavirusit”, thuhet në komunikatë.

Mbështetja e sotme është mundësuar si pjesë e programit të UNICEF-it për Vizitat në Shtëpi që financohet nga Qeveria e Luksemburgut.

UNICEF njofton se si reagim ndaj COVID-1 9, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë.

Dërgesat e tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë 40 koncentrues oksigjeni.

"Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19. Ne e dimë se fëmijët dhe të rinjtë vuajnë në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Gjersa vazhdojmë të ofrojmë furnizime që shpëtojnë jetë përmes mbështetjes bujare të donatorëve tanë përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut, ne do t’i përmirësojmë programet në mënyrë që çdo fëmijë dhe i ri të ndihmohet me planet e reagimit dhe rikuperimit ndaj COVID-19”, ka thënë Shefi i Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin.

Gjatë katër viteve të kaluara, ky program e ka mbështetur shtrirjen e sistemeve shëndetësore tek më shumë se 35 mijë fëmijë dhe 15 mijë gra shtatzëna.

“Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860 mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red klinik si mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë. Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë në Graçanicë”, thuhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat