​Edukimi në distancë edhe për fëmijët deri në moshën 6 vjeç

Aktuale

​Edukimi në distancë edhe për fëmijët deri në moshën 6 vjeç

Më: 13 prill 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se së shpejti do të bëhet lansimi i platformës “Edukimi në Distancë-Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme, për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Kjo po bëhet me qëllim të mbështetjes për prindërit, kujdestarët ligjor dhe edukatorët, në realizimin e aktiviteteve me fëmijë në kushte shtëpie, si pasojë e pandemisë me Covid-19.

Projekti i ministrisë së Arsimit po realizohet në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”.

“MAShTI ju njofton se në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe ‘Save the Children’, së shpejti do të bëhet lansimi i platformës ‘Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç’, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ministria njofton se nga sot do të transmetohet njà « video informuese që do të tregojë udhëzimet për prindërit dhe kujdestarët, lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e përdorimit të platformës.

“Kjo platformë inovative ka për qëllim t’i mbështesë prindërit, kujdestarët ligjor dhe edukatorët në realizimin e aktiviteteve ditore dhe javore me fëmijët në kushte shtëpie, duke ndihmuar kështu, që në kontekstin e pandemisë COVID – 19, këto grupmosha të kenë kujdesin e duhur sa i përket zhvillimit emocional dhe edukimit”, thuhet tutje në komunikatë.

Një muaj më parë në Kosovë është pezulluar mësimi në të gjitha ciklet shkollore, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Aktualisht, mësimi fillor po mbahet në distancë përmes televizionit publik dhe internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat