UNICEF, 1.5 ton pajisje mbrojtëse Kosovës për koronavirusin

Aktuale

UNICEF, 1.5 ton pajisje mbrojtëse Kosovës për koronavirusin

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:41
UNICEF

Sot, ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime e UNICEF-it që përfshin 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse (8,900 mantele kirurgjike) për ta mbështetur reagimin e sistemit shëndetësor në Kosovë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860 mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red klinik si mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë. Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë në Graçanicë.

MSH thotë se mbështetja e sotme është mundësuar si pjesë e programit të UNICEF-it për Vizitat në Shtëpi që financohet nga Qeveria e Luksemburgut.

“Gjatë katër viteve të kaluara, ky program e ka mbështetur shtrirjen e sistemeve shëndetësore tek më shumë se 35,000 fëmijë dhe 15,000 gra shtatzëna. Si reagim ndaj COVID-19, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Dërgesat e tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë (40 koncentrues oksigjeni, etj).
Shefi i Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se “Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë e ka mirëpritur dhe vlerësuar kontributin e UNICEF-it në mbështetje të zbatimit të Planit kundër virusit korona Covid-19 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat