Xhavit Haliti kërkon që edhe Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë

Aktuale

Xhavit Haliti kërkon që edhe Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 20:58
Xhavit Haliti

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar që edhe Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë, me qëllim të parandalimin e përjapjes së pandemisë Covid- 19.

“Lëvizjet e shumta; mosrespektimi i distancës sociale; qëndrimi në grupe në objekte që punojnë pa leje; pamundësia për të konstatuar gjendjen e qytetarëve përmes kontrollit të përgjithshëm mjekësor, imponon marrjen e masave të cilat do të garantonin qytetarët nga përhapja e Covid- 19”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Halitit:

Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë Numri i shtuar i të infektuarëve këto ditë në Kosovë, e bënë më të ngutshme domosdonë e marrjes së masave shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid- 19. Lëvizjet e shumta; mosrespektimi i distancës sociale; qëndrimi në grupe në objekte që punojnë pa leje; pamundësia për të konstatuar gjendjen e qytetarëve përmes kontrollit të përgjithshëm mjekësor(testimit), imponon marrjen e masave të cilat do të garantonin qytetarët nga përhapja e Covid- 19.

Në këtë drejtim, në përputhje me gjendjen aktuale në terren, shtrohet si domosdoshmëri kohore futja në karantinë e qyteteve të Dukagjinit, si Peja, Istogu e Deçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat