Hajdari: Ekonomia po goditet, por jeta vlen edhe më shumë

Aktuale

Hajdari: Ekonomia po goditet, por jeta vlen edhe më shumë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 21:33
Rozeta Hajdari

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se nga pandemia covid-19 po pëson shumë ekonomia por më me rëndësi është jeta e qytetarvë.

Ajo tha se masat e reja rigoroze të prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë janë të pashmangshme.

“Është e pashmangshme që këto masa të mos merren me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve, me qëllim të ruajtjes së ekonomisë. Sa më herët që merren këto masa është më mirë për jetën dhe për ekonominë sepse këto masa nuk do të merren ose do të merren më vonë do të kemi humbje ekonomike por së pari do të kemi humbje shumë më të mëdha edhe të jetës së qytetarëve”, tha Hajdari.

“Është me rëndësi të kemi mirëkuptimin e përbashkët me qytetarët dhe bizneset për shkak të pandemisë”, shtoi ajo.

“Jam në shërbim të ekonomisë, të portofolios së punësimit, jam më shërbim të ndërmarrësisë, jam në shërbim të tregtisë, jam në shërbim të industrisë, jam në shërbim të investimeve strategjike por të gjitha këto portofolio e kanë primare jetën e qytetarëve”, theksoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat