Kurti prezanton pakon e re fiskale emergjente – këto janë masat e ndërmarra

Aktuale

Kurti prezanton pakon e re fiskale emergjente – këto janë masat e ndërmarra

Më: 14 prill 2020 Në ora: 10:59
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar sot para mediave pikat e pakos fiskale emergjente.

Kurti tha se kjo qeveri në detyrë ka vendosur për një pako fiskale emergjente që është dizajnuar për të arritur disa qëllime, ndihmë financiare për shtresat më të varfëri të shoqërisë, së dyti të ndihmojë bizneset, të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik, punonjësit e sektorëve esencial që janë të ekspozuar më së shumti, të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat.

Sipas tij, kjo pako ka si qëllim politikat afatgjatë për të stimuluar rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kurti theksoi se seanca e sotme është e çuditshme, ai thotë se Kosova ka nevojë edhe për kredi e për solidaritet kombëtar, derisa ka përmendur se ka kërkuar ndihmë edhe nga mërgata.

“Seanca e sotme e kuvendit të Kosovës, është e çuditshme, meqenëse pakoja emergjente fiskale është çështje qeverie, nuk është çështje e diskutimeve në kuvend që synojnë një mocion rezolute. Natyrisht që ne kemi nevojë edhe për kredi, edhe për donacione ndërkombëtare, kemi nevojë edhe për solidaritet kombëtar, dhe mu këtë gjë ne e kemi bërë duke u angazhuar në tri këto fusha, e së fundi konkretisht unë duke kërkuar edhe mbështetjen nga mërgata jonë për xhirollogarinë për thesarin e shtetit. Ta keni parasysh, teksa në njërën anë, ne kritikohemi që kjo pakoja nuk është mjaftueshëm e madhe në përmes, prej të njëjtëve njerëz më pastaj edhe pengohemi që të marrim kredi në mënyre që ta rrisim shumën e pakos. Por, jemi të bindur që për fazën emergjente në të cilën ndodhemi, kjo pako është e mjaftueshme. Fundja, edhe nëse ke më shumë para, nuk është që ato t’i japësh të gjitha që në fillim... Kjo është arsye pse qeveria në detyrë, ka propozuar diçka që është e duhur edhe për nga mënyra, masa socio-ekonomike, por edhe nga përmasa në fazën në të cilën ndodhemi. Është gabim të sillet një pako e cila flet për 12 muaj. Në rrethanat në të cilat ndodhemi, pako emergjente fiskale ka kuptim për dy – tre muaj, gjithçka tjetër do të ishte është gabim”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, pati edhe një porosi ku sugjeroi që të shtyhet seanca për dy muaj.

“Me qenëse ka pak deputet, është shtyrë seanca për gjysmë ore, unë them ta shtyjnë për një muaj a dy muaj, edhe ta luftojmë bashkërisht pandeminë Covid-19, dhe të dalim nga kjo krizë e cila s’na dallon për nga partitë”, theksoi ai.

Pikat e pakos që ka prezantuar kryeministri në detyrë.

1. Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale.

2. Pagesa shtesë në 30 euro në muaj për të gjitha skemat sociale dhe pensionale.

3. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi, mbulimi i shpenzimeve për pagat e punonjësve, subvencioni i qirasë deri në 50 përqind dhe kontributet pensionale.

4. Sigurimi i huadhënies pa interes, kthimi bëhet deri në fund t ëvitit.

5. Sigurimi imbështettjes shtesë financare për komuna.

6. Sigurimi mbi pagë për punonjësit që janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut në 300 euro për dy muaj.

7. Pagesë shtesë për 100 euro për punëtoret e dyqaneve, furrave, barnatoreve, për dy muaj.

8. Pagesa e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendet e punës.

9. Mbështetja e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve që janë goditur rëndë nga kjo situatë në vlerë deri në 2 milionë euro.

10. Sigurimi i likuiditetit financiar për dy kategori, mikrondërmarrjet dhe të vetë punësuarit nëpër mjet programit të caktuar të kredive të shumës deri në 10 mijë euro dhe kategoria e dytë shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime bazike të ngjashme me ato të ndërmarrjeve.

11. Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për ministrinë e bujqësisë.

12. Rritja e buxhetit për ministrinë e Kulturës.

13. Mbështetje për eksportuesit në Kosovë pas përfundimi të situatës në vlerë deri në 10 milionë euro.

14. Mbështetje financare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune nga 130 euro për dy muaj pasues në vlerë deri në 6 milionë euro gjithsej.

15. Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për punëtorët e lajmëruar si të papunë kjo për tre muaj.

“Me qensë ka pak deputet, është shtyrë seanca për gjysmë ore, unë them ta shtyjnë për një muaj a dy muaj, edhe ta luftojmë bashkërisht pandeminë Covid-19, dhe të dalim nga kjo krizë e cila s’na dallon për nga partitë”, theksoi ai.

Kurti e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, X helal Sveclës që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë.

Kurti tha para mediave se me këtë veprim janë duke u trajtuar njëjtë qytetarët dhe deputetët.

Njëjtë është deklaruar edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi. Ai thotë se është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit.

***

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar pakon emergjente pas situatës që është shkaktuar në vend pas pandemisë me COVID-19.

Përmes një konference për media, Kurti ka prezantuar shumën që do t’i ndaj për personat që kanë nevojë.

“Së pari të ofrojë ndihmë financiare për shtresat mët ë varfra, së dytë ti ndihmojë bizneset që të sigurohet një pagë minimale për punëtorët, së treti të sigurojmë linguitet, të stimulohen punëtorët që janë më së shumti të ekspozuar me covid”, ka thënë në këtë konferencë Kurti.

“Pagesa shtesë 30 euro në muaj, Mbështetje financiare për kompanitë dhe mbulimi i shpenzimeve për pagat, subvencioni i qersë prej 50 përqind Sigurimi mbështetjes shtesë për komunat e Kosovës prej 10 milionë euro. Sigurimi i shtesës pagë për punëtorët esencial, pagesë shtesë prej 100 eruo për furrtarët dhe marketet dhe pagesë prej 100 euro për njerëzit që hupin vendin e punës dhe kjo mas është për dy muaj”, ka thënë Kurti.

Ministri Bislimi: Harroni që e bllokoni punën e Qeverisë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se opozita po mundohet të bllokojë ndihmën për biznese që Qeveria po mendon ta marrë si kredi.

Mirëpo, Bislimi ka thënë se Qeveria i ka kapacitetet që këtë gjë ta bëjë edhe me buxhetin e vet.

“Harronë që mundeni me blloku punën e Qeverisë. Vetëm po ju them se dëmi është i madh me bllokimin e kësaj kredie, ndërkaq përfitimi i opozitës shumë i vogël”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka bërë thirrje që të bashkohen edhe opozita në këtë, që ai e quan, luftë ndaj Covid 19.

Sikur Bislimi, edhe kryeminstri Albin Kurti, e ka quajtuar të kotë seancën që do të mbahet sot, e që u thirr nga PDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat