A po e paralajmëron këshilltari i Albin Kurtit, krijimin e qeverisë së re mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s

Aktuale

A po e paralajmëron këshilltari i Albin Kurtit, krijimin e qeverisë së re mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s

Nga: N. H Më: 14 prill 2020 Në ora: 19:28
Albin Kurti

Driton Tali, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur lidhur me iniciativën e LDK-së për krijimin e qeverisë së re me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.

Ai ka bërë një pyetje publike se a po bashkohen të djathtët e Kosovës.

“Gjysa titista e gjysa enverista! Nejse mare masi janë proamerikan, s'ka lidhje”, shkruan mes tjerash ai.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka votuar që, duke ndjekur procedurat kushtetuese, të bëhen përpjekje për formimin e Qeverisë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet.

Ja shkrimi i tij:

Image
Albin Kurti dhe Driton Tali, Këshilltar Politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale

A po bashkohkan të djathtit e Kosovës a?

Gjysa titista e gjysa enverista!

Nejse bare masi janë proamerikan, s'ka lidhje.

Ramushi nime pak u prish me Amerikën me qat taksën, bre e dreqi ja honktë hëë, por apet nashtë s'ka lidhje se "Isë desničari" i pajton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat