Cakolli i PDK-së: Hilmi Jashari, Avokat i popullit apo Avokat i djallit?

Aktuale

Cakolli i PDK-së: Hilmi Jashari, Avokat i popullit apo Avokat i djallit?

Më: 14 prill 2020 Në ora: 20:54
Bujar Cakolli

Bujar Cakolli nga radhët e PDK’së ka ironizuar me Hilmi Jasharin, duke thënë se a është ky Avokati i Popullit apo i djallit.

Cakolli thotë se është shume e habitshme se si hesht avokati I popullit Hilmi Jasharit, ndaj shkeljeve flagrante të vazhdueshme te lirive dhe te drejtave te njeriut nga ana e qeverise se shkarkuar Kurti.

Ai thotë se ku avokat duhet të jetë me popullin

Ja statusi i tij:

Hilmi Jashari, Avokat i popullit apo Avokat i djallit?

E habitshme, dhe jo vetem kaq, heshtja e Avokatit te Popullit, Hilmi Jasharit, ndaj shkeljeve flagrante të vazhdueshme te lirive dhe te drejtave te njeriut nga ana e qeverise se shkarkuar Kurti.

Madje, ne rastin e pare te vendimit antikushtetues të qeverisë Kurti, Avokati i “popullit”, Hilmi Jashari, ishte hedhur ne anen e qeverise, duke dërguar opinion në Gjykatën Kushtetuese, gjoja se vendimi i qeverisë është i ligjshëm!

E dihet , mbrojtja e te drejtave dhe lirive te njeriut eshte detyre kushtetuese e Avokatit te Popullit.

Avokati i Popullit duhet te jete me popullin, pra me qytetaret, e jo i politikes dhe me politiken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat