Agron Demi: Milionerët e AAK-së nuk ju thonë jo as 100 eurove të Qeverisë

Aktuale

Agron Demi: Milionerët e AAK-së nuk ju thonë jo as 100 eurove të Qeverisë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 23:12
Agron Demi

Drejtori Ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi ka ironizuar me kërkesën e AAK-së që ti ndahen nga 100 euro çdo qytetari.

Demi thotë se kjo kërkesë po vjen nga disa persona në AAK që të hyrat vjetore u shkojnë mijëra euro dhe të njëjtit nuk i refuzojnë as 100 euro.

“Andaj, sa humbim kohë me Besnik Bislimin, e bajmë filantropin Gazmend Abrashi ministër të financave; sa humbim kohë me Lumir Abdixhikun e kthejmë ministër doktor Palin; sa humbim kohë me diktatoren Vjosa Osmani, e kthejmë në krye të Kuvendit demokratin Kadri…Dhe kështu, kadalë kadalë, i kthehemi normalitetit” shkruan Demi në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e pa përvojë po e komplikon shumë pakon për ndihmë ekonomike. Qe këta të AAK që janë me përvojë: 100 euro për secilin banorë. 1.8 milionë banorë = 180 milionë euro. Shumë e thjeshtë.

100 euro i ndahen atyre që janë raste sociale, por po aq i ndahen edhe, për shembull, familjes së Ramush Haradinajt që merr të hyra vjetore mbi 140 mijë euro, familja e Gazmend Abrashit që ka asete rreth 3 milionë euro, familja e Pal Lekajt që ka pasuri milionëshe.

Edhe këta nuk i thonë jo as 100 eurove. Edhe pse kanë të hyra prej mijëra eurove, disa prej politikanëve marrin edhe pensione që i ndanë MPMS.

Andaj, sa humbim kohë me Besnik Bislimin, e bajmë filantropin Gazmend Abrashi ministër të financave; sa humbim kohë me Lumir Abdixhikun e kthejmë ministër doktor Palin; sa humbim kohë me diktatoren Vjosa Osmani, e kthejmë në krye të Kuvendit demokratin Kadri...

Dhe kështu, kadalë kadalë, i kthehemi normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat