​Kërkesa të mëdha për shkarkimin e certifikatës, bllokohet sistemi i ATK-së

Aktuale

​Kërkesa të mëdha për shkarkimin e certifikatës, bllokohet sistemi i ATK-së

Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:40
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit se sistemi EDI është duke funksionuar, mirëpo për arsyeje të mbingarkesës për tu pajisur me certifikata të të punësuarve, po shfaqen pengesa në sistemin elektronik EDI.

“Vetëm brenda 3 minutave në sistemin EDI janë mbi 5000 kërkesa, andaj ATK kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësin, që në kohë reale të nxjerr certifikatën e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat