Kabashi: Kompetencat jo të plota të Qeverisë mund të ndikojnë në menaxhimin e krizës

Aktuale

Kabashi: Kompetencat jo të plota të Qeverisë mund të ndikojnë në menaxhimin e krizës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:47
Bekim Kabashi

Gazetari Bekim Kabashi ka thënë se një krizë të tillë politike si kjo aktualja, Kosova ka pasë edhe më herët.

Ai tha se çështja e krijimit të qeverisë së re pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendimet e ekspertëve të Kushtetutës nuk janë unike, as ata nuk kanë mendime të njëjta. Ne kemi pasë raste të tilla. Pritet që edhe kjo çështje të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese, pasi nuk vërehet ndonjë veprim nga Vetëvendosja”.

“Vendi ndodhet me një qeveri në largim, qeveria ka shumë kompetenca, por jo të plota. Ato mund të ndikojnë në menaxhimin e krizës. Për shembull ministri Besnik Bislimi tha se nuk mund të marrin kredi pasi për ato shkohet me procedura parlamentare, e që në këtë rast nuk mundet për shkak të konfliktit të Qeverisë me Parlamentin. Ata akuzuan opozitën e tanishme”.

Kabashi në Info Magazine tha se raporti jo i mirë i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit nuk është diçka e re duke shtuar se presidenti mund ta përdorë edhe postin e tij për tendenca politike.

“Nuk mohohet raporti i gjatë opozitar i Thaçit dhe Kurtit nuk është e re nëse thuhet që Thaçi po bën veprime tendencioze edhe pse është president. Në skenën politike mund të kemi politikanë të përgjegjshëm, pak të përgjegjshëm ose të papërgjegjshëm”.

“Presidenti dhe kryeministri duhet të ndjekin procedurat kushtuese dhe kjo është e rëndësishme, pra që të mos cenohet kushtetutshmëria.

Kabashi tha se nuk mendon që partitë e tjera, përveç Vetëvendosjes, i frikësohen zgjedhjeve të reja, por se disa prej tyre mund të mos e kenë momentumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat