​Ministri Vitia mesazh qytetarëve: Të gjithë së bashku për mbrojtjen e jetës

Aktuale

​Ministri Vitia mesazh qytetarëve: Të gjithë së bashku për mbrojtjen e jetës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 20:25
​Ministri Vitia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia u është drejtuar qytetarëve përmes një statusi në Facebook, në ditën kur kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, nga i cili deri më tash në Kosovë janë prekur gjithsej 387 persona.

Ai ka siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës se institucionet shëndetësore janë duke përcjellë në vazhdimësi gjendjen aktuale, duke trajtuar me përgjegjësi çdo vështirësi që paraqitet.

“Do të përpiqemi t’i përgjigjemi çdo pyetjeje që do të na vijë prej jush me qartësinë e nevojshme dhe shpejtësi. Më e rëndësishme se kurrë më parë është: angazhimi kolektiv dhe adresimi profesional”, shkruan ministri Vitia.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuara qytetare dhe qytetarë,

Sot dëshirojmë vetëm t’ju falenderojmë:

T’ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj duke qëndruar në shtëpi në këto kushte të vështira, ndihmoni realizimin e masave të ndërmarra për të mbrojtur jetën dhe shëndetin.

T’ju falenderojmë ju qytetarë që përbëni efektivin e Policisë së Kosovës.

Ju qytetarë që jeni mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, mami, si dhe ju që përbëni të gjithë stafin mbështetës.

Ju qytetarë që keni sot përgjegjësinë e lartë të të qenit kryetarë të Komunave, ose të jeni staf i tyre.

Ju qytetarë që realizoni tërë veprimtarinë biznesore, prodhuese e tregtare, që siguroni prapavijën e rezistencës sonë të përditshme.

Ne po e monitorojmë çdo orë gjendjen dhe po trajtojmë me përgjegjësi çdo vështirësi që po paraqitet.

Do të përpiqemi t’i përgjigjemi çdo pyetjeje që do të na vijë prej jush me qartësinë e nevojshme dhe shpejtësi.

Më e rëndësishme se kurrë më parë është: angazhimi kolektiv dhe adresimi profesional.

Ju faleminderit edhe njëherë.

Së bashku edhe njëherë të mobilizuar për të mbrojtur të drejtën absolute, të drejtën e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat