​Gashi: Kurti po bën marketing – s’ka koalicion me PDK-në

Aktuale

​Gashi: Kurti po bën marketing – s’ka koalicion me PDK-në

Më: 15 prill 2020 Në ora: 22:11
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti për mos bashkëpunim në lidhje me masat e ndërmarra për luftimin e pandemisë COVID-19.

Ai tha se kryeministri në detyrë po bën marketing me ministrat e tij.

“Ai nuk dëshiron bashkëpunim. Ai nuk mund të ketë partnerë të barabartë. E shkeli Kushtetutën. Shkarkoi ministrin dhe rrezikoi tërë sistemin për shkak të egos personale. Ai ose do të nënshtruar, por jo partner’’, ka thënë Gashi.

Gashi ka folur edhe raporteve të LDK-së me nënkryetaren e saj Vjosa Osmani, e cila disa herë ka shfaqur qëndrime të kundërta me atë të partisë, sikurse në rastin e votimit për mocionin e mosbesimit dhe ndalimin e fjalimit të deputetëve nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se njerëzit janë të frikësuar nga një përç arje të mundshme në LDK, por që sipas tij Vjosa Osmani nuk paraqet problem.

Gashi tha se Osmani ka përgjegjësi psikologjike për shkak të pozitës si kryetare e Kuvendit, i cili post de-jure i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve.

“Me kalimin e krizës politike do të kalojë edhe ky problem”, është shprehur Gashi.

Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Gashi ndërkaq ka bërë të ditur se LDK-ja ka refuzuar emra të propozuar për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje, por që nuk ka dashur të japë më shumë detaje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat