​62 pacientë në Infektivë, Ahmeti thotë se gjendja epidemike ende është e përballueshme

Aktuale

​62 pacientë në Infektivë, Ahmeti thotë se gjendja epidemike ende është e përballueshme

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:44
Salih Ahmeti

Aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 62 pacientë, prej tyre 10 janë me oksigjenoterapi dhe tre të tjerë janë në mjekimin intensiv në po këtë klinikë.

Kështu ka bërë të ditur infektologu, Salih Ahmeti i cili ka dhënë detaje edhe për pacienten 73 vjeçaren e cili sot ka vdekur, që sipas tij ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ahmeti: Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 62 pacientë

“Në Klinik i kemi të hospitalizuar 62 pacientë, prej tyre 49 janë në gjendje stabile dhe drejt shërimit besoj në ditët e ardhshme. 10 prej tyre janë në gjendje më të rënduar për shkak të prekjeve pulmolare të tyre dhe kanë ndihmë me oksigjenoterapi, dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rënë në kujdesin intensiv, dy prej tyre janë me respirator dhe të ventiluar, ndërsa tjetri është me respirato r por pa intubim. Pacientët tjerë pra vazhdojnë me pas gjendjen stabile, ndërsa sot fatkeqësisht në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në 10:45 kemi pasur edhe një rast vdekje. Është një paciente që ka qenë në trajtim që disa ditë tek ne në kujdesin intensiv e intubuar e moshës 73 vjet, ku krahas infeksionit me COVID19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha Ahmeti.

Infektologu Ahmeti ka folur edhe për gjendjen e gruas shtatzënë, për çka tha se është e rëndë, dhe ndodhet në kujdesin intensiv.

Por që mjekët po punojnë që t’ia japin gjithë ndihmën e mundshme mjekësore për t’iu përmirësuar shëndeti.

Ahmeti: Gruaja shtatzënë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në kujdesin intensiv

“Ne dje kemi marr një shtatzënë në javën e 28 të saj e cila është me një gjendje të rëndë është në kujdesin intensiv dhe në monitorimin e shtatzënës konkretisht dhe jo vetëm të saj pa diskutim që ne bëjmë gjithmonë me bashkëpunim dhe me koncentrim me mjekët e lamive gjegjëse. Në këtë rast kemi konsultime të përhershme me gjinekologun, anesteziologun, me intenzivishti dhe neonatologun për shkak se të foshnjës së saj...Ne do veprojmë duke i shfrytëzuar protokollet dhe përvojat më të mira të vendeve të tjera dhe pa diskutim me mendimet të kolegjiumeve....Pacientja tek ne ka ardhur e intubuar natyrisht me probleme mushkërore në gjendje bukur të rënduar me komplikime tjera që i sjell një insuficiencë respiratorë, por ne në mënyrë konsuliare jemi duke e bërë krejt atë çka mundemi dhe besoj që do ofrojmë gjithë ndihmën e mundshme mjekësore që ajo të ketë shëndet të përmirësuar”, tha ai.

Përkundër që ditëve të fundit është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus, infektologu Salih Ahmeti t hotë se këto shifra janë të përballueshme për sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ahmeti: Numri i rasteve është shtuar pak, por është i përballueshëm

“Natyrisht që numri i rasteve është shtuar pak ne jemi pak më të stërngarkuar por nuk është e papërballueshme nëse kemi një lakore kështu siç është të numrit të marrjes së rasateve besoj që do ta përballojmë dhe nëse është nevoja nga një infektolog do i bëjmë dy, sepse e dyfishojmë punën dhe dhashtë zoti të mos kemi ne sot do i lirojmë edhe tre pacientë, deklaroi Ahmeti.

Deri në këto momente Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 10 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat