Haxhiu cakton grupet punuese për të rishqyrtuar tarifat e përmbaruesve privat dhe të noterëve

Aktuale

Haxhiu cakton grupet punuese për të rishqyrtuar tarifat e përmbaruesve privat dhe të noterëve

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:14
Albulena Haxhiu

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të enjten ka caktuar dy grupe punuese për të rishqyrtuar tarifat e përmbaruesve privat dhe të noterëve.

Deri të ky vendim, sipas njoftimit të ministrisë ka ardhur pasi kanë pranuar një numër të madh të ankesave nga qytetarët e Kosovës, të cilët ankohen rreth tarifave të larta të përmbaruesve privat dhe të noterëve.

Në Grupin Punues për hartimin e Projekt-Udhëzimit nAdministrativ për shpërblimin për punën dhe kompenzimin e shpenzimeve lidhur me punët e kryera nga noterët janë caktuar: Ardian Bajraktari, si kryesues, ndërsa si anëtar thuhet se është një përfaqësues nga Kabineti i Ministres, tre përfaqësues nga Oda e Noterëve, Përfaqësues nga departamenti për profesione të lira, Florina Rugova, Florim Shefqeti, Gent Salihu, një përfaqësues nga Zyra e BE-së dhe një nga Oda Ekonomike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat