Abazi tregon pse LDK-ja ka frikë nga zgjedhjet, përmend dhe Vjosa Osmanin

Aktuale

Abazi tregon pse LDK-ja ka frikë nga zgjedhjet, përmend dhe Vjosa Osmanin

Nga: G.B Më: 17 prill 2020 Në ora: 07:01
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Qytetarët, aktivistët, dhe patriotët që jetojnë në diasporë janë të brengosur për tendencën për shembjen e demokracisë, tentimin për rikthimin e hajnisë, krimit dhe korrupsionit dhe vazhdimin e së ekonomisë nga mafia e lidhur me politikanë dhe mërgata mbështet Qeverinë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me të drejtë mërgata është e brengosur për fatin e parasë publike nëse do të ishin në qeveri tenderashët, përcjell Bota sot.

Abazi ka thënë se mërgata dhe ambasadorë me të cilët flasin, nuk e kuptojnë pse LDK nuk kanë guxim të shkojnë në zgjedhje.

Për këtë ai thotë se duket se kanë matje dhe e dinë se pa Vjosa Osmanin, do të dalin të tretët në listë.

Postimi i plotë:

Qytetarët, aktivistët, dhe patriotët që jetojnë në diasporë janë të brengosur për tendencën për shëmbjen e demokracisë, tentimin për rikthimin e hajnisë, krimit dhe korrupcionit dhe vazhdimin e kapjes së ekonomisë dhe tregut nga mafia e lidhur me disa politikanë përfshirë edhe centrifugistët me shumë pasuri të pajustifikueshme.

Mërgata mbështet qeverinë Kurti; jo komplotistët centrifugal, antikushtetues, e antievropian.

Me të drejtë, mërgata gjithëandej është thellësisht e brengosur për fatin e parasë publike dhe çfarë do t’i ndodhte Kosovës nëse “tenderashët”do të ishin në qeveri. COVID-19 do të ishte tender. Edhe asfalti do të bëhej COVID-19, edhe hyrje-daljet e autostradave do të bëheshin COVID-19 49 Milion euro, edhe pista e aeroportit do të ishte ndonjë lloj COVIDi.

Mërgata poashtu po kërkojnë llogaridhënie për fondin “3%” për fondin e UFORK për Dardania Bankën e shitur, për fondin “Vendlindja thërret”. Natyrisht ato janë paratë që i dhanë ata, mërgata!

Mërgata është e kënaqur me suksesin e madh që qeveria Kurti ka arritur në preventivën dhe parandalimin e përhapjes së shpejt të COVID-19 dhe gjithashtu me nivelin e paparë profesional te përgaditjes dhe përllogaritjes së pakos përkrahëse për individ dhe operator ekonomik.

Mërgata që poashtu i është ekspozuar edhe vet COVID-19 aty ku jetojnë, janë në solidaritet me qeverinë dhe qytetarët, ashtu siq është qeveria me ta dhe bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfide, ashtu siç kemi kaluar edhe shumë të tjera.

Mërgata në SHBA është në kontakt të drejtpërdrejt me qeverinë Kurti dhe së bashku jemi duke punuar që të hedhim dritë informacionit të gabuar dhe jo të drejtë që është plasuar në SHBA për disa vite lidhur me dhe për LVV dhe poashtu për qeverinë Kurti nga ana e Thaçit dhe sejmenëve të tij. Tani qeveria Kurti flet direkt me zyrtarët Amerikan dhe me diasporën. E vërteta e ka kaluar edhe Atlantikun tani.

Mërgata, senatorë e kongresmenë, me të cilët flasim për çdo ditë në SHBA, nuk e kuptojnë pse politikanët e LDK sidomos nuk kanë guximin të flasin për zgjedhjet. Për cilën demokraci po flasin nësë nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje. Sigurisht që kanë bërë tinzisht matje të opinionit dhe e dinë që pa Vjosa Osmanin, rrezikojnë të mbeten e treta. Por nuk ka zëvendësim të demokracisë e legjitmitet demokratik pa zgjedhje.

Nuk ka opozitë në botë që nuk kërkon zgjedhje, e aq me pak opozitë që në kohë të pandemisë globale, kur rrezikohet çdo jetë njeriu, e jep votën falas me rrezu një qeveri që me sukses po kryen punët dhe po tejkalon sfidat edhe të trashëguara. Ku është halli? Nuk mundet një parti që ka kryetarin nga Mitrovica dhe kryetarin e grupit parlamentar poashtu nga Mitrovica ta mbështes e lejojë ndarjen e Kosovës.

Qeveria Kurti, qytetarët në Kosovë, shqiptarët kudo në botë, janë bashkë kundër COVID-19, kundër krimit e korrupcionit, kundër ndarjes dhe së bashku nuk lejojnë përmbysjen e demokracisë dhe shtetit. Në këtë listë të prioriteteve, ka vend për bashkërendim me të gjitjë nëse vërtet qëllim edhe i tyre është shteti ynë dhe jeta e qytetarëve tanë. Ne, ata të gjithë që e duan vendin më shumë se privilegjet momentale që sjell pushteti, nuk duhet të lejojmë të mbahemi në mend se lejuam apo tkurrëm edhe një herë shtetin dhe territorin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat