Edhe Fitore Pacolli ndjek rrugën e kryeministrit, ndan gjysmën e pagës për luftimin e COVID-19

Aktuale

Edhe Fitore Pacolli ndjek rrugën e kryeministrit, ndan gjysmën e pagës për luftimin e COVID-19

Nga: D.RR Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:15
Fitore Pacolli

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka ndarë gjysmën e pagës së vet, për luftimin e COVID-19 në Kosovë.

Ajo thotë se në këtë situatë emergjente, shteti ka nevojë për ndihmën e secilit.

Pacolli në fund shkruan se edhe ata që e kanë vjedhur paranë publike duhet një nga një t’ia kthejnë sot shtetit.

Postimi i plotë:

Edhe unë i bashkohem nismës së Kryeministrit dhe kolegëve të mi deputetë duke ndarë gjysmën e pagës sime.

Në këtë situatë emergjente shëndetësore shteti ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne. Ne mund të ndihmojmë duke qëndruar në shtëpi e duke respektuar rregullat, e për ne që kemi sado pak mundësi edhe duke ndarë një shumë modeste për fondin e Qeverisë së Kosovës.

Asnjëherë më shumë si shoqëri se në këto ditë të vështira nuk e kemi ndier nevojën për një sistem të zhvilluar publik shëndetësor.

Ta mbajmë në këmbë sistemin tonë publik shëndetësor. Pa të nuk do të mund t'ia dalim.

P.S. E ata që e kanë vjedhur paranë publike duhet një nga një t'ia kthejnë sot shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat