Potera me akuza për Mustafën dhe Berishën: Mos ia ka qit Isa parët e 3% në emër të Besnikut, ku i morri 17 milionë pasuri?

Aktuale

Potera me akuza për Mustafën dhe Berishën: Mos ia ka qit Isa parët e 3% në emër të Besnikut, ku i morri 17 milionë pasuri?

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:54
Isa Mustafa dhe Besnik Berisha

Pjesëtari i shoqërisë civile, Samir Potera, përmes një postimi në Facebook, ka folur për Isa Mustafën dhe ish-këshilltarin e tij, sa ishte kryeministër avokatin Besnik Berisha.

Potera flet për 17 milionë eurot pasuri të Berishës, i cili këto para i ka deklaruar në kohën kur ishte këshilltar i Isa Mustafës.

Ai pyet se ka i mori këto pare, dhe a mundet me i bë 17 milionë me punën e avokatit?

Ai tutje pyet se mos Isa Mustafa i ka qitur në emër të Berishës paret e Fondit 3%.

Në këtë postim, Potera e bën edhe një lidhje të Besnik Berishës, si eksponent të ‘jakave të bardha të LDK-së dhe jakave të kuqe – komandantëve’.

Postimi i plotë:

Besnik Berisha i ka deklarue 17 milione € pasuni sa u kon keshilltar i Ises KM. Edhe sa i ka te padeklarueme?

A thue kah i ka marre? A mundet njeri me i be 5 milion tu punue avokat n’Kosove? Edhe keshtu marre n’pergjithesi ish nivel nen mesatar.

A ben vakia qe Isa i ka qite n’emen te tij paret e 3% qe na i ka vjedhe neve?

Shum’ njerez ne Kosove e shohin Besnikun si eksponent i perbashket i jakave t’bardha te LDK-se edhe i jakave te kuqe (komandantave) ?

Pyetja legjitime qe ngritet ketu eshte: A po e perdorin Besnikun te dy palet per shplamjen e pareve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat