Infermieret kujdesen për fëmijën pasi familja e tij u infektua me koronavirus

Aktuale

Infermieret kujdesen për fëmijën pasi familja e tij u infektua me koronavirus

Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:19
Infermierët

Një video tregon momentin kur dy infermiere po kujdesen për një djalë të vogël pasi pothuajse e gjithë familja e tij u infektua me koronavirus.

Fëmija tre muajsh dhe motra e tij, një vjeçare, nga Katghora, shteti Indian i Chhattisgarh, u izoluan kur nëna e tyre, 27-vjeçare, testoi pozitive për Covid-19.

Xhaxhai i tyre u thirr për ti marrë fëmijët, por pas testimit u konfirmua se ai kishte virusin. Gjyshja e fëmijëve pastaj erdhi t’i çonte në shtëpi, por mjekët konfirmuan që edhe ajo vuante nga virusi.

Metro shkruan se babai i fëmijëve nuk jeton afër, do të thotë se fëmijët kishin mbetur pa kujdestar. Katër infermiere nga Instituti i Shkencave Mjekësore Gjithë India në New Delhi aktualisht janë duke e marrë atë me radhë për t’u kujdesur për djalin e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat