Mazllum Baraliu: Presidenti të presë edhe ca që të mos e shkelë kushtetutën

Aktuale

Mazllum Baraliu: Presidenti të presë edhe ca që të mos e shkelë kushtetutën

Më: 18 prill 2020 Në ora: 00:14
Mazllum Baraliu

Njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të presë edhe pak në mënyrë që të mos e shkelë kushtetutën, duke kërkuar nga një parti tjetër emrin e mandatarit, e duke e kaluar partinë e parë.

“Unë mendoj se afati i Kurtit ende nuk ka kaluar, do duhej që presidenti të pres edhe ca që të mos e shkelë kushtetutën. Pa e marrë përgjigjen po vepron, kjo është shkelje”, është shprehur Baraliu.

Megjithatë, Baraliu tha se neni 82 është kompetencë e padiskutueshme e presidentit, por nuk e sheh të arsyeshme këtë opsion për shkak të pandemisë.

“Neni 82 i kushtetutës është kompetencë e padiskutueshme e presidentit. Por, a është e dobishme, jo në asnjë mënyrë për shkak të kohës së pandemisë”, shtoi Baraliu.

Kujtojmë se presidenti Thaçi sot i dërgoi edhe letrën e katërt duke ia kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, si kryetar i VV’së, ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat