Një tjetër deputet nga Vetëvendosja ndanë gjysmën e pagës për fondin e menaxhimit të pandemisë Covid-19

Aktuale

Një tjetër deputet nga Vetëvendosja ndanë gjysmën e pagës për fondin e menaxhimit të pandemisë Covid-19

Nga: N. H Më: 18 prill 2020 Në ora: 12:06
Glauk Konjufca, Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe ai ka vendosur ta ndajë gjysmën e pagës së tij për fondin e menaxhimit të pandemisë COVID19.

Ai thotë se me këtë iniciativë të kryeministrit dhe të ndjekur nga shumica e kolegëve të tij deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk duan të tregojnë se jemi të pasur, por thirrjen për ndihmë duan ta bëjnë përmes shembullit personal edhe pse në kredi.

Ja shkrimi i tij:

Duke ju bashkuar iniciativës së kryeministrit dhe me qëllimin që të zgjerojmë thirrjen për solidaritet në mes nesh, kam vendosur të ndaj gjysmën e pagës time të deputetit për fondin e emergjencës me qëllim të lehtësimit të përballjes me pasojat e Covid 19.

Me këtë iniciativë të kryeministrit dhe të ndjekur nga shumica e kolegëve deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk duam të tregojmë se jemi të pasur por thirrjen për ndihmë duam ta bëjmë përmes shembullit personal duke e ditur se shumica prej nesh jemi ne kredi. E sot, është momenti që të tregojmë të gjithë solidaritetin tonë duke e ndihmuar sa e si të mundemi Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila është në ballë të betejes për përballim me pasojat qoftë shëndetësore qoftë ekonomike e sociale që lë pas vetës Covid 19. Dua të shpreh respektin e mirënjohjen e thellë për mërgatën tonë. Ashtu sikurse para luftës, gjatë dhe pas saj, edhe tani po i qëndron pranë Kosovës në këtë periudhë aspak të lehtë.

Falenderim e mirënjohje për mjekët, infermierët stafin mbështetës shëndetësor, policët, ushtarët e FSK, zjarrfikësit, punëtoret e pastrimit, punëtoret e KEK'ut & KEDS'it, doganierët, punëtorët e Qendrës së Studentëve, rojet fizike në institucionet publike - private, inspektorët, që po bëjnë punën e tyre të shkëlqyeshme deri në këto momente.

Falenderim e mirënjohje edhe për punonjësit e sektorit privat që po përballen me rrezikun e virusit duke kryer punët e shërbimet bazike për furnizim të qytetarëve.
Së bashku do ta fitojmë këtë betejë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat