Testet e Serbisë dhuruar Kosovës, ja çka shkruajnë mediat e huaja

Aktuale

Testet e Serbisë dhuruar Kosovës, ja çka shkruajnë mediat e huaja

Më: 18 prill 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Të premten (17 prill, 2020) Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për t’i diagnostifikuar personat e prekur me Covid-19 dhe ky veprim nuk ka kaluar pa kapur vëmendjen e disa mediave të fuqishme botërore.

E para që ka shkruar për veprimin e shtetit serb ka qenë Reuters – agjencia e lajmeve me seli në Londër.

“Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për koronavirus të premten në shenjë solidariteti, përkundër fërkimeve tregtare, historisë së dhunshme të kohëve të fundit dhe dështimit të Kosovës për të siguruar njohje nga Serbia si një vend i pavarur”.

“Një zyrtar serb ka thënë se Beogradi dhuroi testet pa asnjë kusht politik, por me ‘dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij problemi’”.

Për të njëjtin veprim ka shkruar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times, e cila shkruan se bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për-qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat