Deputeti i VV-së reagon pas djegies së xhamisë në Drenas: Është një krim

Aktuale

Deputeti i VV-së reagon pas djegies së xhamisë në Drenas: Është një krim

Më: 19 prill 2020 Në ora: 09:16
Eman Rrahmani

Xhamia e fshatit Vërboc të komunës së Drenasit është djegur dhe demoluar gjatë ditës së shtunë nga persona ende të panjohur.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Drenasit, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndaj djegies së xhamisë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili e quan krim dhe kërkon që personat të vihen para drejtësisë.

Postimi i tij: 

Djegia e Xhamisë në Drenicë, është një krim, ata të cilët e kanë bërë nje krim te tillë duhet menjëherë të dalin para drejtësisë. Organet e rendit duhet që menjëherë të marrin hapat për të zbuluar personat që kanë bërë këtë krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat