​Haradinaj për ndihmat nga Serbia: Pranimi është tradhti, po dyshoj se Kurti ka bërë marrëveshje me Serbinë

Aktuale

​Haradinaj për ndihmat nga Serbia: Pranimi është tradhti, po dyshoj se Kurti ka bërë marrëveshje me Serbinë

Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:38
Nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se me pranimin e një mijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, ka humbur vlera e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, me këtë duhet të dyshohet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë me këtë vend.

Teksa i bën thirrje qeverisë që sa më shpejt “të hedh në shportë” këto ndihma, ai kërkon urgjentisht të hetohet pranimi i një mijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia. Në të kundërtën, ai bën të ditur që bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti do të jetë i ngrirë.

Nasim Haradinaj për kp, thotë se është gabim dhe nënçmim i madh për Kosovën që të pranohen këto ndihma nga një vend i cili ka kryer gjenocid në Kosovë.

Haradinaj: Duhet të dyshohet se Albini ka kryer marrëveshjen me Serbinë

“Pranimi i këtyre është një nënçmim për këtë popull, një nënçmim për luftëtarët, një nënçmim për bashkë-vuajtësit prej luftës së Dytë Botërore e këtej, që kanë bërë për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatori serb. Arsyeja është kjo, nëse askund nuk do të kishin mundur të gjenin arsyeje, këta e dinë kur i kanë ofruar shteti i Kosovës ndihmë Serbisë atëherë kur pati tërmet dhe i ka refuzuar. Kur Mali i Zi i refuzon respiratorët, ku vetëm 10 respiratorë mund të kushtojnë sa gjithë kjo ndihmë që ka bërë 20-30 mijë euro… Unë mendoj që është e paarsyeshme, gabim dhe të qon aty me menduar që atëherë duhet të dyshoj se mos Albini ka pasur dhe ka kryer një marrëveshje, kjo ia ka humbur tash formën dhe vlerën edhe dialogut”, deklaron Haradinaj.

Sipas tij, ndihmat duhet të pranohen nga vendet të cilat kanë njohur Kosovën. Meqë siç thotë ai, Serbia ka vrarë e dhunuar me mijëra civile në Kosovë, e pranimi i ndihmave për të janë më tepër se tradhti.

Haradinaj: Është dashur si qeveri të refuzojnë këto ndihma

“Këta është dashur si qeveri t’i refuzojnë, dhe të tregojnë se ne kemi nevojë për ndihma por jo donacione humanitare sepse gjakqori nuk mund të jetë humanitar, ose nuk mund të dëshmojë që na donë dhe është humanitar me ne, përderisa ai ende nuk na i ka kthyer eshtërta e të vrarëve dhe kufomat…Ne e kemi bërë një kërkesë në emër të veteranëve, sot duhet botërisht që ato që i ka marrë t’i hedh në shportë, përndryshe OVL-UÇK nëse nuk vepron, i ka marrëdhëniet e ngrira me këtë qeveri sa do që të zgjas. Unë e di që për Albin Kurtin nuk do të thotë shumë”, shton Haradinaj.

Ai kërkon që organet e hetuesisë të reflektojnë, e po ashtu të shkarko hen personat të cilët kanë pranuar këto ndihma.

Haradinaj: Qeveria duhet të reflektojë dhe të shkarkojë personat që kanë pranuar këto donacione

“Mendoj që qeveria sot duhet të reflektojë, po ashtu edhe organet e hetuesisë duhet të reflektojnë. Dhe të shikohet se në bazë të ç’kafit kanë marrë pjesë. Kur Kurti shkarkon njerëz për një deklaratë unë pres që qeveria Kurti të shkarkojë njerëzit që kanë pranuar dhe kanë marrë këtë donacion nga Serbia”, thekson ai.

Për këtë kanë reaguar edhe të shumtë përfaqësues politikë, derisa kanë kërkuar që këto ndihma të hidhen në shportë, por jo edhe presidenti i shtetit dhe liderët e partive politike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti të premten ka konfirmuar se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 te ste për koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat