Thirrja e Miftarajt për Policinë dhe Prokurorinë: Mos arrestoni njerëz pa bazë ligjore

Aktuale

Thirrja e Miftarajt për Policinë dhe Prokurorinë: Mos arrestoni njerëz pa bazë ligjore

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:43
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit që të mos i shkelin të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ai ka kërkuar që të mos arrestohen qytetarët pa bazë ligjore, me vendimin për kufizimin e lëvizjes.

Sipas tij, në vend të kësaj, duhet të shqiptohen gjoba.

Postimi i Miftarajt në Facebook:

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID – 19, i cilëson si kundërvajtje veprimet e personave të cilat bien ndesh me këtë vendim, ndërsa në anën tjetër, Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit janë duke i trajtuar këto veprime si vepra penale, duke iu referuar nenit 250 të Kodit Penal.

Ky nen përcakton se “kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”.

Paneli Këshillues i Ekspertëve Ligjor-Kosovë

Polici dhe Prokurori mos i shkelni të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Mos arrestoni njerëz pa bazë ligjore.

Më së shumti që mund të bëhet është shqiptimi i gjobave. Edhe ashtu gjobat janë të larta dhe e arrin qëllimin.

Po flasim për vendimin që ka hyrë në fuqi më 15 prill 2020.

Spo flasim për vendimin e qeverisë që u shpall kundër kushtetues.

Avokati i Popullit në këto raste nuk duhet me nejte indiferent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat