Loshi ia përmend një fakt opozitës: A nuk doni më të jeni as me Amerikën për inat të Kurtit?

Aktuale

Loshi ia përmend një fakt opozitës: A nuk doni më të jeni as me Amerikën për inat të Kurtit?

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:10
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka folur për akuzat e opozitës ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit ka pranuar një donacion me ndihma mjekësore nga Serbia.

Loshi ka kujtuar se ambasadori amerikan Phillip Kosnett, kishte çmuar bisedën mes ministrit të Kosovës të Shëndetësisë dhe atij serb, për koordinim të aktiviteteve kundër Koronavirusit.

Ai ka pyetur nëse ata “nuk po duan të jenë as me Amerikën, për inat të Albin Kurtit”, përcjell Bota sot.

Postimi i Loshit në Facebook:

Për 1000 testet nga Serbia

Nëse në një situatë krize globale ministri ynë i shëndetësisë u takua me ministrin serb dhe krijuan një mirëkuptim bashkëpunimi për ta luftuar të keqen që po na rrezikon neve, serbëve dhe krejt botën dhe i cili bashkëpunim pasoi me një ndihmë humanitare nga Serbia, ju thoni se qeveria jonë duhej ta refuzonte?! Po ambasadori Kosnett që çmoi lart takimin e dy ministrave të shëndetësisë për ta koordinuar aktivitetin kundër Covid 19 për juve nuk paska asnjë rëndësi?! Po klithjet e juaja të përditshme se Albin Kurti po na prish me Amerikën?! Apo, ju nuk doni më të jeni as me Amerikën për inat të tij?!!!

A nuk është kjo rruga më joparimore dhe më jo etike që keni zgjedh për të bërë karrierë në politikë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat