MPB: Qytetarët bashkëpunues me policinë në parandalimin e Covid-19

Aktuale

MPB: Qytetarët bashkëpunues me policinë në parandalimin e Covid-19

Më: 19 prill 2020 Në ora: 19:09
MPB: Qytetarët bashkëpunues me policinë në parandalimin e Covid-19

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, ka vizituar njësitet policore të cilët po patrullojnë dhe vëzhgojnë zonat e shpallura në karantinë.

“Zyrtarët policorë e njoftuan u.d. ministrin Sveçla për punët e përditshme dhe për angazhimet që kanë në kuadër të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në këto zona “, njofton MPBAP.

Sveçla falënderoi zyrtarët policorë për gatishmërinë e lartë që po tregojnë për menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Gjatë bisedës i pari i MPBAP-së me zyrtarët policorë, u vlerësua mirëkuptimi i qytetarëve drejt respektimit të plotë të masave parandaluese dhe bashkëpunimit në udhëzimet që janë duke iu dhënë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat