Kurti bisedë telefonike me Kryetarët e Komunave të Bujanocit dhe Preshevës

Aktuale

Kurti bisedë telefonike me Kryetarët e Komunave të Bujanocit dhe Preshevës

Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:02
Albin Kurti

Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj.

Sot në orët e pasdites, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi dhe tjetrën me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thuhet në njoftimin kryeministror, transmeton lajmi.net.

Dy kryetarët, Kamberi dhe Arifi e njoftuan Kryeministrin në detyrë Kurti mbi menaxhimin e situatës me virusin Korona. Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë COVID-19 për gjithë qytetarët e saj.

Kryeministri në detyrë Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, Arifit dhe Kamberit, ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare. Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe  Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat