Tha se PDK-ja s’e voton asnjë Qeveri, këshilltari i Kurtit ka disa fjalë për Memli Krasniqin

Aktuale

Tha se PDK-ja s’e voton asnjë Qeveri, këshilltari i Kurtit ka disa fjalë për Memli Krasniqin

Nga: A.Zh Më: 20 prill 2020 Në ora: 12:49
Albin Kurti dhe Elvis Hoxha

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka thënë se kjo parti nuk do ta votojë asnjë qeveri nëse nuk janë pjesë e saj.

“Ne nuk do ta votojmë asnjë Qeveri ku në krye të saj nuk është PDK-ja, votat e PDK-së për formimin e qeverisë do të jenë kundër”, ka deklaruar ai.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Kurti, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se PDK-ja është opozitë dhe se ajo po përdor “gishtat e LDK-së dhe AAK-së për të hequr gështenjat nga zjarri”.

“Kur Memli Krasniqi flet, nuk ka pse të ketë ndonjë përgjegjësi ndaj të vërtetës”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Po ta pyesësh Memli Krasniqin...

Se si ka mundësi që Presidenti e refuzon haptas reciprocitetin, Memli Krasniqi ta këndon përsëri këngën “1 000 testimet”.

Për 1 000 mjekë e infermierë që shkuan në Gjermani, përsëri do të përgjigjet me këngën “1 000 testime”.

Për numrin e ulët të epidemiologëve dhe mikrobiologëve, prapë kënga “1 000 testimet”.

Për mocionin në kohë pandemie, prapë kënga “1 000 testimet”.

Për gjendjen e rëndë të sistemit spitalor, prapë kënga “1 000 testimet”.

Për marrëveshjen me Serbinë që po e ngutin kaq shumë, dhe sidomos në kohë të pandemisë, prapë kënga “1 000 testimet”.

Për rezervat e zbrazura, prapë kënga “1 000 testimet”.

Për shkeljet kushtetuese të presidentit për të formuar një qeveri që nuk e ka legjitimitetin e zgjedhjeve, prapë kënga “1 000 testimet”.

Se përse keqinformuan në lidhje me administrimin e gjendjes në komunat me shumicë serbe, prapë kënga “1 000 testimet”.

Se përse mashtrojnë duke thënë se gjendja me koronavirusin është e rëndë në Kosovë, kur të dhënat krahasimtare thonë të kundërtën, prapë kënga “1 000 testimet”.

Se në ç’ekspertizë e ka mbështetur akuzën se ka pak testime për kokë banori në Kosovë, prapë kënga “1 000 testimet”.

Për qëndrimin paradoksal që krijojnë kur kërkojnë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe më pastaj akuzojnë se masat e Ministrisë së Shëndetësisë janë të tepërta, prapë kënga “1 000 testimet”.

Se përse është kaq triumfator? ... Këtu natyrisht Memli Krasniqi e ka një përgjigje të ndryshme: PDK-ja gjithsesi është opozitë, sepse po përdor gishtat e LDK-së dhe AAK-së për të hequr gështenjat nga zjarri.

Pra, kur Memli Krasniqi flet, nuk ka pse të ketë ndonjë përgjegjësi ndaj të vërtetës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat