Ky është veterani nga Qirezi që ia ofroi veshkën e tij Thaçit

Aktuale

Ky është veterani nga Qirezi që ia ofroi veshkën e tij Thaçit

Më: 20 prill 2020 Në ora: 20:49
Hashim Thaçi

Nëse paraqitet nevojë për veshkë për presidentin Hashim Thaçi tashmë janë paraqitur disa vullnetarë. Një bashkëluftëtar i Hashim Thaçit thotë se për këtë të fundit është në gjendje të japë gjithçka.

Veterani i UÇK’së Zeqir Rexhepi thotë se nuk do të kursente asgjë nga vetja e tij për të ndihmuar bashkëluftëtarët. Këto fjalë Rexhepi nga fshati Qirez i Skenderajt i vërtetoi të hënën kur dëgjoi se presidenti është i sëmurë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Ai i ofroi veshkën e tij shefit të shtetit me të cilin e lidh veprimtaria në kohë lufte.

“Çdo pjesë të trupit jam në gjendje me e dhanë jo vetëm për presidentin por për të gjithë ata që i njoh që kanë kontribu gjatë luftës “, tha ai për Klan Kosovën.

Ai tha se gjatë ditëve të vështira për popullin shqiptar presidenti kishte shërbyer si frymëzim për të ecur përpara.

Rexhepi në luftë humbi vëllanë dhe axhën që i ranë dëshmorë.

Image
Zeqir Rexhepi

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat