Sveçla premton zgjedhjen e problemeve të zjarrfikësve

Aktuale

Sveçla premton zgjedhjen e problemeve të zjarrfikësve

Më: 20 prill 2020 Në ora: 21:42
Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj njësie.

Me këtë rast, Sveçla, falënderoi zjarrfikësit të cilët përkundër kushteve të vështira po trajtojnë me efikasitet rastet e shpërthimeve të zjarreve dhe shpëtimit.

“Jam i informuar për statusin tuaj të pa zgjidhur dhe kushtet e rënda me të cilat ballafaqoheni. Unë zotohem që puna e parë pas kalimit të kësaj situate me të cilën po ballafaqohet vendi ynë dhe bota, do të jetë angazhimi im maksimal për të zgjidhur të gjitha problemet dhe vështirësitë tuaja,” tha Sveçla.

U.d ministri Sveçla së bashku me komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve të Vitisë,  Hetem Jakupi vizituan edhe zonat e prekura nga zjarri gjatë këtyre ditëve ku ai për së afërmi u njoftua për dëmet dhe pasojat që i ka shkaktuar  ky zjarr.

Nga aty iu bë thirrje qytetarëve për kujdes  të  shtuar në mënyrë që të parandalohet mundësia e shfaqjes së zjarreve, të cilat dëmtojnë pasurinë private dhe atë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat