Miftaraj: Nominimi i kandidatit nga LDK është vrasje e demokracisë dhe zhvlerësim i Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Miftaraj: Nominimi i kandidatit nga LDK është vrasje e demokracisë dhe zhvlerësim i Gjykatës Kushtetuese

Nga: G.B Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:18
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se ka shumë rezerva me mënyrën se si ka udhëhequr Qeveria Kurti këta muaj.

Ai ka thënë se nuk i mirëkupton partitë që në këtë kohë pandemie e votuan mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe kjo çmenduri mund të vazhdojë, nëse Presidenti i Republikës dhe partitë politike që po pretendojnë të formojnë qeverinë e re, këtë e bëjnë duke shkelur Kushtetutën dhe tanimë praktikën e ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se nominimi i një kandidati për kryeministër nga një parti që nuk është fituese, do të ishte vrasje e demokracisë në Kosovë, vrasje e rendit Kushtetues, dhe zhvlerësim i Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kam shumë rezerva me mënyrën sesi qeveria Kurti ka udhëheq në këto muaj. Pritjet e mia në raport me këtë qeveri kanë qenë se do të jenë fanatik të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Çkapja e shtetit ka qenë shpresa mbi të cilën kam pas simpati të jashtëzakonshme për LVV.

Fatkeqësisht, edhe kjo qeveri ka marr vendime që kanë lënduar apo nuk kanë pasur respekt për sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe që e kanë ul besimin tim në qëllimin për çkapje të shtetit sipas standardeve dhe parimeve të proklamuara ndër vite nga vet LVV.

Nuk kam simpati dhe as nuk i mirë kuptoj partitë politike që në këtë kohë pandemie vazhduan dhe me sukses votuan mocionin e besimit dhe shkarkuan këtë qeveri. Në aspektin moral dhe etik, një veprim i shëmtuar dhe kundër interesave politike të Republikës dhe popullit.

Kjo çmenduri mund të vazhdoj nëse Presidenti i Republikës dhe partitë politike që po pretendojnë të formojnë qeverinë e re, këtë e bëjnë duke shkelur Kushtetutën dhe tanimë praktikën e ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Nominimi i kandidatit nga partia politike që nuk është fituese e zgjedhjeve të 6 tetor 2019 dhe formimi i qeverisë, pa një vendim të ri të Gjykatës Kushtetuese apo konsumim të drejtës së partisë fituese për të formuar qeverinë, do të ishte vrasje e demokracisë në Kosovë, vrasje e rendit Kushtetues, dhe zhvlerësim i Gjykatës Kushtetuese.

Me fjalë të tjera, në vend të ligjshmërisë do të promovojmë anarki, mos respekt ndaj Kushtetutës, ligjit dhe procedurës.

Siguria juridike do shpallej zyrtarisht e vdekur.

Republika dhe atë që e kemi ndërtuar nga 17 shkurt 2008, nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

Me një qasje të tillë individë apo parti të caktuara mund edhe të fitojnë përkohësisht por humbjet afatgjata do jenë për shtetin e Kosovës dhe gjitha partitë politike pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat