Abdixhiku: Autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova

Aktuale

Abdixhiku: Autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova

Më: 21 prill 2020 Në ora: 16:58
Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova.

Abdixhiku përmes një njoftimi në Twitter, e quajti këtë veprim të paprecedent.

Ministri deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat