Banorët e Qafës për kabllot e internetit të zyrave të LDK-së: I këputëm ne, se kemi ditë që janë funksionale

Aktuale

Banorët e Qafës për kabllot e internetit të zyrave të LDK-së: I këputëm ne, se kemi ditë që janë funksionale

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:37
LDK

Banorët e lagjes te Qafa në Prishtinë kanë deklaruar se gjatë pastrimit, i kanë këputur rastësisht kabllot e internetit të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të LDK’së sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se në zyrat e partisë janë këputur kabllot e internetit, derisa, këtë e kanë transmetuar si sulm nga dikush.

Me këtë rast tashmë është duke u marrë edhe Policia e Kosovës.

Megjithatë, banorët e asaj lagje po thonë se kabllot janë këputur nga ta, kur ishin duke pastruar atë hapësirë.

“Ska të bëjë diçka politike, janë kanë kabllot aq keq, që i kemi këput po se kemi ditë të kujt janë apo a janë funksionale”, ka deklaruar dikush nga banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat