Flasin nga VV: Kadri Veseli po rren, Vetëvendosja kurrë nuk i kërkon koalicion PDK-së!

Aktuale

Flasin nga VV: Kadri Veseli po rren, Vetëvendosja kurrë nuk i kërkon koalicion PDK-së!

Më: 21 prill 2020 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar koalicion me PDK-në dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë veprim.

Bajqinovci, tha fjalët e Kadri Veselit i cili aludon për një gjë të tillë, janë gënjeshtra të kulluara.

“Nuk është e vërtetë është rren e kullume, ai ka rrejtë, kurrë s’ka kërku VV-ja koalicion as kurrë nuk ka me bë një gjë të tillë, kjo është vetëm sa për me na dëmtu se asnjëherë nuk do të ndodhë kjo”, tha Bajqinovci.

Lidhur me këtë deklaratë të Veselit, është përgjigjur edhe zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai dematoi këtë lajm duke thënë se Veseli ka gënjyer.

“Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni VETËVENDOSJE!-n”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat