Richard Grenell bënë veprimin e fundit, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

Richard Grenell bënë veprimin e fundit, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 22:28
Ambasadori Richard Grenell

I dërguari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, ka shpërndarë një deklaratë të një shqiptari nga Kosova në Twitter.

Grenell ka shpërndarë një deklaratë të një komentuesi nga Kosova me emrin Alban në Twitterin e tij personal, ku shkruan për përkrahjen e shqiptarëve nga Kosova ndaj tij dhe Amerikës.

Aty thuhet se 70% e shqiptarëve nga Kosova përkrahin Grenellin dhe beson në qëllimet e mira të tij dha SHBA’së në procesion e dialogut me Serbinë.

Kurse pjesa tjetër që është 30%, janë një opozitë e zhurmshme dhe mezi presin ta kritikojnë çfarëdo marrëveshje të arritur siç kanë bërë gjithmonë.

“I nderuari Zoti Ambasador, Shumica e heshtur e njerëzve në Kosovë (70 %), beson në qëllimet e mira juaja dhe të SHBA’së sa i përket këtij procesi. Pjesa tjetër e 30 % (opozita e zhurmshme) mezi presin të kritikojnë çfarëdo marrëveshje të arritur, siç kanë bërë gjithmonë!”, shkruan komentuesi me emrin Alban, që këtë deklaratë e ka shpërndarë Grenell në Twitter.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat