Haki Abazi kundërpërgjigjet ndaj deklaratës së Kadri Veselit

Aktuale

Haki Abazi kundërpërgjigjet ndaj deklaratës së Kadri Veselit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 23:27
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka mohuar deklarimet e Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tha sot se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar koalicion PDK-së pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Abazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë qëllim për të formuar koalicion me PDK-në.

“Jo. Absolutisht jo. Unë them kështu sepse është e përcaktuar në këtë moment, siç e tha edhe kryeministri Kurti, që nuk kemi asnjë intencë që të bëjmë koalicion me PDK-në. Tani realiteti në të cilin jemi, kemi një spektër politik i cili ka parti të pareformuara për së brenda për një kohë të gjatë, dhe duke qenë se sistemi ynë elektoral nuk lejon një parti të vetme ta formojë qeverinë, patjetër që ne kemi bërë koalicione”, ka thënë Abazi.

Sipas Abazit, Qeveria Kurti është e fokusuar momentalisht vetëm tek menaxhimi i situatës me COVID-19.

“Unë mendoj që qeveria Kurti është e fokusuar plotësisht në menaxhimin e COVID-19. Është një ditë e re sot sepse kemi pasur një vdekje të një grua shtatzënë. Sinqerisht, e gjithë energjia e qeverisë Kurti është e fokusuar të jetë me qytetarin; gjithçka që bëhet është e mbetur aty ku jemi të fokusuar për të menaxhuar situatën me COVID-19. Nuk ka asnjë orkestrim politik që mund të ndodhë, e që mund ta bëjë tërheqjen e vëmendjes së qeverisë nga kjo situatë”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat