Tre persona gjatë ditës së sotme kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale

Tre persona gjatë ditës së sotme kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 23:52
Foto

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vdekur një grua nga Gjakova po ashtu edhe në komunën e Zveçanit dhe Leposaviqit janë raportuar nga një rast i vdekjes.

“Më datë 21 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 40 vjeç me vendbanim në Gjakovë dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 15.04.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv me Dg.COVID-19, Graviditas hbd 28. Komuna e Zveçanit dhe Leposaviqit kanë raportuar nga një (1) rast të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Deri më tani në Kosovë janë 604 persona të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat