Një person po i shkakton telashe të mëdha Haku Abazit, ankohet zëvendëskryeministri

Aktuale

Një person po i shkakton telashe të mëdha Haku Abazit, ankohet zëvendëskryeministri

Më: 22 prill 2020 Në ora: 00:38
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në largim, Haki Abazi është në telashe të madhe. Një profil i rremë është duke i shkaktuar probleme nëpër rrjete sociale.

Në emër të tij, po ofendohet Kryeministri në largim, Albin Kurti, që njëherësh është edhe shefi i tij.

“O Albin o shpiun i Serbisë”, naj ki ***”, është njëri nga ofendimet që është bërë në emër të Abazit drejtuar kryeministrit Kurti gjatë një emisioni ku transmetohet live në Facebook.

Për këtë ka reaguar Abazi duke thënë që mos të pranohen komente apo kërkesa me atë profil.

“Profili ne FB si më poshtë në foto është Fake. Ju lutem mos pranoni ftesa dhe mos pranoni komente apo kerkesa nga ky profil”, ka shkruar Abazi. 

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat