LVV me dy lajme të mira për Kosovën

Aktuale

LVV me dy lajme të mira për Kosovën

Nga: M.H Më: 22 prill 2020 Në ora: 06:33
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e LVV, Alban Hyseni, përmes një shkrimi në Facebok, ka njoftuar disa lajme të mira, transmeton “Bota sot”.

I pari, është se jam njoftuar nga MPBAP se pas shqetësimit të ngritur, lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve që janë kryesisht nga Presheva, Bujanoci e Medvegja dhe i dyti e jo më pak i rëndësisshëm, është që numri i rasteve pozitive sot është i ulët.

Postimi i plotë

Sonte jane bere bashke disa lajme te mira.
I pari, eshte se jam njoftuar nga MPBAP se pas shqetesimit te ngritur, lidhur me levizjen e lire te qytetareve qe jane kryesisht nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, e te cilet nuk posedojne dokumente e shtetesi eshte bere edhe nje zgjidhje.
Te gjitha shtabet lokale te komunave, do te mund te hartojne nje orar te levizjes per keta qytetare, sipas vleresimit te tyre dhe sipas situates ne komunat konkrete.

Ndersa i dyti e jo me pak i rendesisshem, eshte qe numri i rasteve pozitive sot eshte i ulet. Le te shpresojme qe kjo ulje e rasteve do shenoj fillimin e perfundimit te pandemise. Po ashtu, shpresoj qe lakorja e rasteve pozitive ne vendin tone bashke me numrin e te sheruarve do te vazhdoje ne trendin e renjes per te paren, e me rritje ne te dyten!

Andaj, le te shpresojme te gjithe, qe lajmet pozitive dhe lufta jone me pandemine te vazhdoje te tregoj rezultate te mira e te filloj kthimi gradual ne normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat